Lajmet

Microsoft tërheq paralajmërimet për përdoruesit që instalojnë Chrome dhe Firefox në Windows 10

Sep 17 2018
0 Shpërndarje
Microsoft shpresonte se kjo masë drastike do të detyronte përdoruesit të qëndrojnë me Microsoft Edge, shfletuesin e kompanisë. Microsoft tërheq paralajmërimet për përdoruesit që instalojnë Chrome dhe Firefox në Windows 10

Javën e kaluar, vendimi i Microsoft për të paralajmëruar përdoruesit e Windows 10-ës në rast instalimi të shfletuesve rivalë sikur të përbënin kërcënim, shkaktoi reagime të ashpra në internet.

Gjigandi i softuerit siduket e kuptoi gabim që mund të kishte rezultuar fatal, dhe vendosi ditën e sotme të bënte një hap prapa.

Testimet me një njoftim paralajmërues që shfaqej kur Chrome ose Firefox ishin gati për tu instaluar u ndaluan.

Ishte planifikuar që ky funksion të integrohej në përditësimin e radhës shumë të rëndësishëm të Windows 10-ës quajtur Përditësimi i Tetorit 2018.

Microsoft shpresonte se kjo masë drastike do të detyronte përdoruesit të qëndrojnë me Microsoft Edge, shfletuesin e kompanisë.

Një taktikë të ngjashme Microsoft ka ndjekur edhe procedurën e përzgjedhjes së shfletuesit parësor.

Ende, ajo që mbetet e rëndësishme për ne është tërheqja e Microsoft dhe Windows 10-ta nuk do të jetë një zonë e ndaluar për Chrome dhe Firefox. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>