Lajmet

Microsoft tërheq përkohësisht përditësimin Windows RT 8.1 për shkak të një problemi

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Microsoft tërheq përkohësisht përditësimin Windows RT 8.1 për shkak të një problemi

windowos phoneNëse keni një tablet Surface dhe mezi po prisni te bëni përditësimin në Windows RT 8.1, atëherë mund t’ju duhet ndoshta një plan B.

Microsoft-i e ka tërhequr përkohësisht sistemin e ri operativ nga Windows Store për shkak të një “problemi që ka prekur një numër të kufizuar përdoruesish,” siç raportohet nga WinBeta.

Microsoft-i nuk dha detaje të mëtejshme, por mesa duket, përdoruesit që janë përpjekur të bëjë këtë përditësim, janë ndeshur me gabime në konfigurimin e të dhënave, çka ka bërë që të shfaqet ekrani i famshëm blu në këto raste.

Fatmirësisht, problemi nuk është shumë i përhapur. Nëse ju ka ndodhur ky problem, pra, nëse e keni instaluar sistemin 8.1 para se Microsoft ta hiqte nga dyqani, atëhere Kick That Computer ka një guidë me ilustrime që ju tregon hap pas hapi se si ta rregulloni problemin. Ju duhet një “bootable USB recovery drive” për tabletin ose të keni akses në një tablet tjetër Windows RT në mënyrë që ta krijoni një të tillë.

Zëdhënësit e kompanisë janë shprehur se Microsoft po punon fort për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe tabletët Surface 2 që do të hidhen në treg të martën, operojnë me Windows RT 8.1, të instaluar që në fabrikë. (PCWorld Albanian)

remote wp

LEXO EDHE:  Microsoft ribrandon dhe ridizajnon aplikacionin e detyrave

Lajmet e fundit>