Lajmet

Microsoft u dha përdoruesve të Windows 10-ës një arsye për tu larguar

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Qershor 2020
Gabimet ndodhin por përdoruesit janë paralajmëruar për këtë problem që kur Përditësimi i Majit hyri në testim. Microsoft u dha përdoruesve të Windows 10-ës një arsye për tu larguar

Përdoruesit e Windows e 10 po vuajnë prej kohësh dhe lëvizja e fundit e Microsoft i ka bërë të mos mendohen dy herë të largohen prej sistemit operativ.

Microsoft e ka shndërruar Windows 10-ën në një sistem operativ të paqëndrueshëm dhe me rrezik humbje të dhënash të çmuara.

Përditësimi i Majit të Windows10 thyen një funksion të rëndësishëm: Fresh Start. Me këtë opsion përdoruesit mund të riinstalojnë Windows 10-ën pa humbur të dhënat e tyre. Është një mjet shumë i rëndësishëm për shumë prej atyre kompjuterët e të cilëve përfundojnë në probleme serioze.

Gabimet ndodhin por përdoruesit janë paralajmëruar për këtë problem që kur Përditësimi i Majit hyri në testim.

Problemi është sjellë në vëmendjen e Microsoft nga insajderët përmes feedbackut që japin por kompania lançoi Përditësimin e Majit pa zgjidhur problemin.

Për më tepër nuk listohet në uebsajtin e problemeve të raportuara të Microsoft. Kompania nuk ka adresuar disa probleme të Windows 10-ës dhe ky nuk është i vetmi me Përditësimin e Majit.

Gjithashtu nuk ka prova se situata do të përmirësohet. Nëse kjo ju duket e madhe, në Tetor të 2018-ës Microsoft dërgoi një përditësim i cili fshiu të dhënat e dhjetëra përdoruesve.

Në këtë pikë diçka duhet të ndryshojë, ose praktikat e testimit të Microsoft ose Windows 10 si zgjedhja numër 1 e përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook akuzohet se ka dërguar punonjësit në zyra gjatë pandemisë