Lajmet

Microsoft u ka paguar hakerëve 4.4 milionë dollarë vitin e kaluar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Gusht 2019
0
Një haker i aftë duke demonstruar një exploit në një makinë virtuale mund të përfitojë deri në 300,000 dollarë. Natyrisht për këtë shpërblim Microsoft pret një raport shumë cilësor. Microsoft u ka paguar hakerëve 4.4 milionë dollarë vitin e kaluar

Microsoft lajmëroi në konferencën e hakimit dhe sigurisë Black Hat 2019 se u ka paguar hakëreve 4.4 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.

Për më tepër kompania ka përgatitur një sfidë më agresive për hakerët që kërkojnë më shumë. Por pse po i paguan Microsoft hakerët?

Shumica e organizatave të mëdha ditëve të sotme, pavarësisht nëse japin shërbim apo softuer, u japin hakërreve incentiva financiare për të gjetur probleme sigurie në produktet e tyre.

Këto shpërblime janë fitimprurëse jo vetëm për hakerët por edhe organizatat. Këta të fundit adresojnë problemet e sigurisë përpara se kriminelët kibernetikë ti shfrytëzojnë ndërsa hakerët marrin paratë të cilat mund ti kishin siguruar edhe duke i shitur këto në tregun e zi.

Është me rëndësi të bëhet dallimi mes një hakërri dhe krimineli kibernetik. Një haker është një individ i cili heton, teston e madje thyen sigurinë e një kompjuteri për të ekspozuar problemet me shërbimet dhe softuerët.

Një kriminel kibernetik është një individ që gjithë këtë e bën me qëllim të keq ndërsa objektivi kryeso ri një hakeri është parandalimi i një skenari të tillë. Me pak fjalë hulumtuesit dhe kriminelë kibernetik përfshihen që të dy në hakime, por vetëm hulumtuesit e sigurisë quhen hakerë. Kriminelët janë thjeshtë kriminelë.

Sa mund të fitojë hakerët nga Microsoft. Shpërblimet e majme janë tek gjetja e problemeve të sigurisë në Azure me shpërblime deri në 40,000 dollarë.

Një haker i aftë duke demonstruar një exploit në një makinë virtuale mund të përfitojë deri në 300,000 dollarë. Natyrisht për këtë shpërblim Microsoft pret një raport shumë cilësor.

Kushdo që mendon se ka diçka për të dhënë në këtë drejtim mund ti bashkohet Azure security Lab nga ky moment. Për të zgjedhur mes Windows dhe Linux mjafton të plotësoni formën me detaje në uebsajtin e kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ndalon shitjet e laptopëve Huawei

Lajmet e fundit>