Biznes

Microsoft ul çmimet e Surface Pro me 100 dollarë

Publikuar , 05 Gusht 2013
0
Microsoft ul çmimet e Surface Pro me 100 dollarë

surface proMicrosoft ka ulur çmimin e tabletit të vet Surface Pro për 100 dollarë këtë fundjavë, disa ditë pasi zbuloi që ka shpenzuar më tepër para në reklamim të tabletit se sa ka fituar të hyra.

Zvogëlimet, që u raportuan së pari nga The Verge, ulin çmimin e tabletëve me 64 GB dhe 128 GB respektivisht në 799 dollarë dhe 899 dollarë. Uljet vijnë tri javë pasi Surface kishte ulur çmimet e tabletëve Surface RT me 30 për qind. Shitjet e tabletëve Surface RT, që dolën tetorin e kaluar, janë parë si të vakëta.

Titani i teknologjisë zbuloi të martën që ka fituar 853 milionë dollarë të hyra nga tabletët e vet Surface që kur kishin dalë vjeshtën e kaluar. Sidoqoftë, kjo është më pak se 900 milionë dollarë që ka harxhuar ndërmarrja për të paguar për gjërat e nevojshme për të prodhuar Surface RT dhe po ashtu më pak se 898 milionë dollarë që Microsoft ka paguar për reklamim të Windows 8 dhe Surface.

Edhe pse Microsoft zbuloi përfitimet e veta nga tabletët Surface, kjo ndërmarrje nuk lëshoi numrin e njësive të shitura ose nuk specifikoi përfitimet individuale as nga Surface RT as nga Surface Pro. Në mars, Bloomberg raportoi që Microsoft me gjasë do të shes rreth 1.5 milionë tabletë Surface deri më tani.

Edhe pse 1 milion nga ato shitje ishin për versionin RT, sipas Bloomberg, ai numër ishte gjysma e asaj që priste fillimisht Microsoft. Në krahasim me të, Apple raportoi muajin e kaluar që ka shitur 14.6 milionë iPad vetëm në tremujorin e kaluar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 18312 sjell opsione për menaxhimin e diskut dhe resetimin

Lajmet e fundit>