Biznes

Microsoft ul çmimin e Surface Pro me 100 $ të tjera

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Microsoft ul çmimin e Surface Pro me 100 $ të tjera

surface2Kompania Microsoft po realizon uljen e çmimit të Surface Pro edhe për 100 dollarë, posa ndërmarrja filloi të shes modelin e përditësuar Surface Pro 2.

Kjo ulje vjen pas një uljeje të bërë në muajin gusht për 100 dollarë që ishte bërë e përhershme duke përfshirë Surface RT dhe mbulojën e ndjeshme për prekje.

Ulja më e fundit e bën çmimin në vetëm 699 dollarë, në krahasim me 899 dollarë sa është modeli i ri Surface Pro 2. Microsoft duket që ka bërë uljen e çmimit vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, pasi për tregjet e tjera nuk paraqitet ky ndryshim i çmimit.

Oferta pritet të skadojë më 31 dhjetor 2013, por derisa një ulje e tillë e përkohshme tregon që kompania Microsoft është duke planifikuar të shesë Surface Pro pas zvogëlimit të njësive të rezervuara.

Faqja kryesore për Surface e Microsoft-it më nuk e liston Surface Pro në faqet e produkteve, duke e vendosur në prioritet Surface 2 dhe Surface Pro 2.

Microsoft-i nuk ka përmendur çmimet e Surface Pro gjatë ngjarjes së vet Surface 2 në Nju Jork muajin e kaluar. Surface Pro është vetëm nëntë muaj i vjetër, kështu ulja e çmimit për 200 dollarë nga çmimi fillestar është gjë mjaft e mirëpritur për ata që duan fuqinë e laptopit në një formë të tabletit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Lajmet e fundit>