Softuer

Microsoft vendos çmimin për pakon familjare të Windows 7

Publikuar , 31 Korrik 2009
0
Microsoft vendos çmimin për pakon familjare të Windows 7

Prodhuesi i softuerit më parë ka theksuar se do të ofrojë pakon familjare, por nuk ka lënë të dihet sesa do të jetë çmimi për të. Kjo është një zgjidhje ideale për ata që lëvizin nga XP apo Vista drejt Windows 7.

Microsoft gjithashtu ka paraqitur edhe çmimet për opsionet e avancimit Windows Anytime, që i lejon përdoruesit të lëviznin nga një version i Windows 7 drejt një tjetri.

Microsoft gjithashtu ka thënë se lëvizja prej Windows 7 Starter drejt Windows 7 Home Premium do të kushtojë 79.99 dollarë. Ky është një azhurnim kyç për të cilin Microsoft po shpreson të bind pronarët e netbook-s që të marrinë më shumë veçori nga Windows.

Përgjatë çmimeve tjera, lëvizja prej Windows 7 Home Premium drejt Windows 7 Professional do të kushtoj 89.99 dollarë, gjersa prej Windows 7 Home Premium drejt Windows 7 Ultimate do të kushtojë 139.99 dollarë. Megjithëse lëvizja e fundit është paksa e kushtueshme, është 12% më lirë sesa të kaloni prej Windows Vista Home Premium në Vista Ultimate.

Për shkak se lëvizja përfshin vetëm vënien e një kodi të ri të produktit, Microsoft ka theksuar se azhurnimi Anytime në Windows 7 mund të bëhet për më pak se 10 minuta. Me Vista, ky funksion kërkon edhe përdorimin e një disku Anytime Upgrade.

Në SHBA dhe 11 vende tjera, kodet e azhurnimit do të mund të blihen në dyqane apo online.

LEXO EDHE:  Twitter-i i ri, një eksperiencë që nuk duhet ta humbisni po vjen

Lajmet e fundit>