Lajmet

Microsoft: Versioni Windows “Internet of Things” do të jetë falas

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Microsoft: Versioni Windows “Internet of Things” do të jetë falas

Screen-Shot-2014-04-02-at-18.43.47 (1)Në konferencën “Build 2014” të Microsoft-it që u mbajt më datë 2 prill, kompania njoftoi se së shpejti do të lëshojë një version Windows i quajtur “Internet of Things” (Interneti i gjërave) me çmim 0 dollarë.

Për më tepër, kompania thotë se është duke punuar me një version Windows për telefonët dhe tabletët më të vegjël se 9-inç dhe do të jetë falas. Vendimi është marrë me qëllimin e vetëm që Windows të vazhdojë të dominojë tregun e sistemeve operative. Koncepti “Interneti i Gjërave”, për ata që nuk e dinë, i referohet një fenomeni kur objektet që përdorim çdo ditë po bëhen më të ndërlidhura me njëra tjetrën, si makinat, frigoriferët, televizorët, orët e mençura etj.

Gjatë eventit, Microsoft-i kishte sjellë me vete një piano gjigante që funksiononte me versionin IOT (Internet of Things) të Windows. Padyshim që Microsoft-i po shpreson që kompanitë do të donin të vendosnin platformën e Microsoft-it në çdo produkt që ata e mendojnë, kështu që zhvilluesit do të vazhdojnë të ndërtojnë aplikacione për ta, dhe çmimi 0 dollarë nuk do ta dëmtojë Microsoft-in aspak. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Linkedin bëhet rrjeti social i radhës që "vjedh" Snapchat Stories

Lajmet e fundit>