Lajmet

Microsoft Visual Studio 2019 i gatshëm për shkarkim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Prill 2019
0
VS 2019 mbështet aplikacionet .NET për iOS dhe Android shkruar në Xamarin, aplikacionet e ndërtuara me Azure dhe aplikacionet tradicionale ndërtuar me gjuhë programimi i C++. Microsoft Visual Studio 2019 i gatshëm për shkarkim

Ditën e djeshme Microsoft solli versionin më të fundit të platformës së zhvillimit të softuerit, Visual Studio 2019. Kompania lançoi Visual Studio 2019 dhe Visual Studio 2019 për Mac.

Planet për lançimin e VS 2019 Microsoft i bëri publike vitin e kaluar ndërsa në Dhjetor të 2018-ës lançoi versionin e parë eksperimental.

Zyrtarët e Microsoft kanë thënë se VS 2019 është pjesë integrale e Microsoft Visual Studio Live Share. Sipas kompanisë VS 2019 është dizajnuar për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejtë kodimin dhe startimin e projekteve të reja.

Pasardhësi i VS 2017 gjithashtu përmban përmirësime të debugging, navigimin e kodit dhe funksionin e ri Visual Studio IntelliCode për plotësimin automatik të kodit.

VS 2019 mbështet aplikacionet .NET për iOS dhe Android shkruar në Xamarin, aplikacionet e ndërtuara me Azure dhe aplikacionet tradicionale ndërtuar me gjuhë programimi i C++.

VS 2019 për Mac, një version i ribranduar i Xamarin Studio, përmban përmirësime rreth ambientit të kodit, përfshirë një editor të ri C#, një dritare të re Start dhe mundësinë për të lançuar disa ambiente kodimi njëherazi.

Në tërësi ky version është përmirësuar në performancë, qëndrueshmëri dhe stabilitet thotë kompania. Gjithashtu Microsoft, Pluralsight dhe Linkedin Learning kanë vendosur të ofrojnë trajnime për VS 2019. Trajnimi në PluralSight është falas deri më 22 Prill 2019. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Lajmet e fundit>