Harduer

Microsoft vret lexuesin Zune

Publikuar , 04 Tetor 2011
0
Microsoft vret lexuesin Zune

“Ne nuk do të prodhojmë lexues Zune” tha Microsoft në një shënim të publikuar në Zune.net. “Çka do të thotë kjo për përdoruesit e Zune? Absolutisht asgjë. Pajisja juaj do të vazhdojë të punojë me shërbime e Zune ashtu siç bënë edhe sot.”

Kompania gjithashtu do të respektojë garancionit për pajisjet ekzistuese si dhe ata përdorues që blejnë ZUne të mbetur në shitje. Zune 16GB HD momentalisht ofrohet në treg për 159 dollarë. 

Zune ka debutuar në vitin 2006 dhe atëherë kishte pranuar kritika shumë pozitive nga mediumet e IT’s. Më pas Microsoft e lansoi vjeshtën e vitit të kaluar me një ridizjan dhe integrim në Windows Phone, por sërish nuk mjaftoi për të konkurruar me iPod.  E në këtë formë iPod sapo vrau edhe një konkurrent tjetër.

Microsoft në anën tjetër kohë më parë ka paraqitur përditësimin më të fundit për Windows Phone i njohur si Mango. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Google bën ndryshime në telefonët Pixel pa dijeninë e përdoruesve

Lajmet e fundit>