Lajmet

Microsoft Word rekord instalimesh në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Korrik 2019
0
Por objektivi është ironik në vetvete. Muajin e kaluar Bill Gates në një intervistë tha se gabimi i tij më i madh ishte humbja përballë Android duke thënë se në treg kishte hapësirë vetëm për një konkurrent të iOS, një betejë e cila duhej që ishte fituar nga Microsoft. Microsoft Word rekord instalimesh në Android

Microsoft së fundi arriti një objektiv madhor. Versioni Android i Microsoft Word është instaluar mese 1 miliardë herë sipas të dhënave të Google Play Store.

Aplikacionet e tjera Office të kompanisë gjithashtu po performojnë shkëlqyeshëm. Aplikacioni i databazave Excel, si dhe aplikacionet PowerPoint, OneNote dhe OneDrive janë instaluar mëse 500 milionë herë secila ndërsa klienti Outlook për Android ka mëse 100 milionë instalime.

Këto të dhëna jo medoemos janë shkarkime nga Google Play Store duke qenë se Microsoft ka marrëveshje me disa prodhuar për të parainstaluar aplikacionet e saj në pajisje të ndryshme.

Por objektivi është ironik në vetvete. Muajin e kaluar Bill Gates në një intervistë tha se gabimi i tij më i madh ishte humbja përballë Android duke thënë se në treg kishte hapësirë vetëm për një konkurrent të iOS, një betejë e cila duhej që ishte fituar nga Microsoft.

Megjithatë përpjekjet e kompanisë në këtë drejtim kurrë nuk arritën suksesin e konkurrentëve. Por versionet mobile të Microsoft shijojnë një sukses të konsiderueshëm siç ndodh me versionet e tyre desktop. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ka ridizajnuar mëse 100 logo e ikona por ju ende nuk mund ti keni

Lajmet e fundit>