Lajmet

Microsoft zbuloi një version të veçantë të Skype për bizneset e vogla dhe freelancerat

Publikuar , 15 Nëntor 2017
0
Ajo që do të përfitojnë më së shumti janë freelancerat të cilët mund ta përdorin Skype për të ofruar tutoriale, trajnimet apo këshillime. Microsoft zbuloi një version të veçantë të Skype për bizneset e vogla dhe freelancerat

Microsoft do të krijojë një version unik të Skype për bizneset e vogla dhe freelancerat.

Gjigandi i softuerit ka planifikuar të lançojë një version të ri eksperimental të Skype për Windows.

Microsoft Skype Professional Account kombinon thirrjet e Skype, takimet dhe pagesat në një vend të vetëm.

Ata që do të përfitojnë më së shumti janë freelancerat të cilët mund ta përdorin Skype për të ofruar tutoriale, trajnimet apo këshillime.

Me versionin i ri të Skype bizneset e vogla dhe freelancerat mund të caktojnë takime dhe të pranojnë pagesa me një softuer të vetëm pa përdorur alternativa nga një palë e tretë.

Mbetet e paqartë nëse Microsoft do të ofrojë shërbimin falas sapo faza eksperimentale të ketë përfunduar po testuesit mund të regjistrohen në faqen e Microsoft Skype. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bombë sigurie mbi sistemin operativ të Microsoft

Lajmet e fundit>