Lajmet

Microsoft zbuloi se Minecraft ka 112 milionë lojtarë aktivë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shtator 2019
0
Në një intervistë për Business Insider, Helen Chiang i Microsoft tha se Minecraft numëron 112 milionë përdorues aktivë çdo muaj. Microsoft zbuloi se Minecraft ka 112 milionë lojtarë aktivë

Fortnite mund të jetë loja e cila ka marrë mësë shumti vëmendjen e lojtarëve në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se po dëmton lojërat e tjera.

Në një intervistë për Business Insider, Helen Chiang i Microsoft tha se Minecraft numëron 112 milionë përdorues aktivë çdo muaj, një rritje me 20 milionë krahasuar në Tetor të 2018-ës.

Kjo shifër përfshin të gjithë lojtarët në të gjitha platformat përfshirë ato që janë pjesë e Xbox Game Pass.

Ekzistojnë disa arsye për këtë rritje eksplozive të lojës. Së pari është një përditësimi i cili do të vijë në 10 vjetorin e lojës e cila shton shumë përmbajtje. YouTuberi PewDiePie me 100 milionë abonentë gjithashtu është kredituar për sjelljen e lojës në skenën e influencerve.

Rritja e Minecraft bëhet më eksplozive sepse ndryshe nga titujt si Fortnite, ajo është me pagesë. Ky i fundit e ka kuptuar se Minecraft po i merr lojtarët dhe për këtë arsye është parë lindja e Creative Mode.

Blerja për 2.5 miliardë dollarë e Minecraft nga Microsoft u duk një lëvizje e çuditshme për kohën por sot është një prej lojërave më të preferuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Xbox Live për lojërat Android dhe iOS

Lajmet e fundit>