Lajmet

Microsoft zbulon pamjen e re të Menusë Start në Windows 10

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2020
0
Deri më sot kjo menu është ndërtuar rreth ikonave dinamike or me Dizajnin Fluent kompania do të adoptojë ikona statike më moderne. Microsoft zbulon pamjen e re të Menusë Start në Windows 10

Microsoft vijon punën për të modernizuar sistemin operativ. Pasi filloi me implementimin e ikonave të reja për aplikacionet, tashmë kompania do të sjellë një Menu Start të re për Windows 10.

Ekipi i Windows në një podcast për insajderët transmetuar në Mixer, zbuloi sesi Menuja Start e re do të ngjajë.

Deri më sot kjo menu është ndërtuar rreth ikonave dinamike or me Dizajnin Fluent kompania do të adoptojë ikona statike më moderne.

Ndryshimi i menusë do tu japë fund ikonave dinamike duke ofruar një eksperiencë më uniforme me disa lloje temash.

Por deri më sot ekipi i Windows ka heshtur rreth debutimit të pamjes së re. Ata shpjegon se kjo bëhet me arsye që tu ngelet hapësirë testimi me opsione e pamje të reja.

Largimi i ikonave dinamike vjen sepse ato në të vërtetë nuk kanë ngjallur kurrë interes për zhvilluesit. Fati i tyre do të mësohet kur Microsoft të sjellë Windows 10X. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pandemia i hap rrugë bashkëpunimit teknologjik mes Rusisë dhe Kinës