Lajmet

Microsoft zbulon se deri kur do të funksionojë Microsoft Edge në Windows 7

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Prill 2020
0
Debutimi i Microsoft Edge për Windows 7 ngriti disa pyetje e më kryesorja ishte deri kur do të vijojë të punojë në këtë sistem operativ. Microsoft zbulon se deri kur do të funksionojë Microsoft Edge në Windows 7

Microsoft lëshoi versionin e parë të shfletuesit të ri Microsoft Edge me motorin e Chrome një ditë pasi i dha fund mbështetjes për Windows 7.

Mbështetja për Windows 7 përfundoi më 14 Janar 2020 për konsumatorët individualë. Konstumatorët e biznesit dhe sipërmarrjeve mund të shtyjnë mbështetjen edhe tre vite nëse janë të gatshëm të paguajnë përditësim sigurie.

Debutimi i Microsoft Edge për Windows 7 ngriti disa pyetje e më kryesorja ishte deri kur do të vijojë të punojë në këtë sistem operativ.

Microsoft dha një përgjigje kësaj pyetjeje dhe shfletuesi i ri Microsoft Edge do të funksionojnë në Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2 deri më 15 Korrik 2021.

Modaliteti Internet Explorer do të funksionojë vetëm për ata që paguajnë për përditësime të avancuara.

“Do të vijojmë të ofrojmë Microsoft Edge në Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2 deri më 15 Korrik 20211. Këto sisteme operative janë jashtë mbështetjes dhe Microsoft ju rekomandon të kaloni në një sistem operativ më të ri si Windows 10,” shkruante Microsoft. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gates thotë se Windows Phone do të kishte fituar ndaj Android nëse Microsoft nuk do të hetohej nga autoritetet Amerikane