Lajmet

Microsoft zbulon se kur dhe si do të dërgohet shfletuesi i ri Edge bazuar në motorin e Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Dhjetor 2019
0
Ndërsa sa i përket përditësimeve të ardhshme të sistemit operativ, shfletuesi Edge nuk do të jetë pjesë e tyre por do të ofrohet më vete si një përditësim përmes Windows Update për kompjuterët me versionin 1709 të Windows 10-ës. Microsoft zbulon se kur dhe si do të dërgohet shfletuesi i ri Edge bazuar në motorin e Chrome

Zyrtarët e Microsoft thanë se shfletuesi i ri Edge bazuar në motorin e shfletuesit Chrome do të jetë i disponueshëm duke filluar nga 15 Janari 2020. Gjithashtu në fillim të Nëntorit thanë se Edge do të bashkohet me Windows 10-ën pas kësaj date.

Ndërsa sa i përket përditësimeve të ardhshme të sistemit operativ, shfletuesi Edge nuk do të jetë pjesë e tyre por do të ofrohet më vete si një përditësim përmes Windows Update për kompjuterët me versionin 1709 të Windows 10-ës.

Çdo gjashtë javë do të lëshohen përditësime për shfletuesin e ri Edge. Microsoft gjithashtu ka bërë të disponueshëm Blocker Toolkit për Edge për kompanitë që duan të bllokojnë implementimin e shfletuesit për punonjësit.

Pas datës 17 Dhjetor Microsoft nuk do të pranojë shtojcat për shfletueisn e vjetër Edge. Në 2018-ën gjiganti i Redmontit tha se do të krijojë një version të Edge duke përdorur Chromium.

Chromium është një implementim me burim të hapur i cili përdoret nga disa kompani për krijimin e shfletuesve si Vivaldi, Opera, Yandex, Brave etj. Gjatë 2019-ës Microsoft ofroi disa versione eksperimental të Edge përpara se të finalizohej. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përpjekja e fundit e Kim Dotcom për ti shpëtuar burgut

Lajmet e fundit>