Harduer

Microsoft zbulon telefonin Android me dy ekrane

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Gusht 2020
0
Dy ekranet kanë madhësi 5.6-inç të cilët të hapur në formatin e një tableti kanë ekran 8.1-inç. Ka një kamër të vetme e cila regjistron video 4K. Microsoft zbulon telefonin Android me dy ekrane

Telefoni i parë me ekran që paloset nga Microsoft dhe me sistem operativ Android quajtur Surface Duo do të debutojë më 10 Shtator bëri të ditur kompania.

Surface Duo kushton 1,399 dollarë, po aq sa edhe një iPhone 11 Pro Max.

Është i shtrenjtë për çmimi i atillë ka disa arsye. Është një telefon me dy ekrane dhe Microsoft e përshkruan si një stil i ri.

Dy ekranet kanë madhësi 5.6-inç të cilët të hapur në formatin e një tableti kanë ekran 8.1-inç. Ka një kamër të vetme e cila regjistron video 4K.

Microsoft e përshkruan Duo si një pajisje produktiviteti. Është një Surface, e njëjta markë që përdor kompania për kompjuterët e rangut të lartë.

Gjiganti i Windows tha se ka optimizuar tërë suitën Office për Surface Duo duke ndihmuar njerëzit që të kryejnë video thirrje por edhe të punojnë në të njëjtën kohë.

Telefonët me palosje janë përballur me shumë sfida në të kaluarën. Samsung Galaxy Fold me çmim prej 2,000 dollarësh pësoi defekte në duart e analistëve të teknologjisë duke detyruar kompaninë ta shtynte shitje me disa muaj.

Pavarësisht vështirësisë së prodhimit, disa telefonë me ekrane që palosen kanë arritur në treg si Galaxy Fold, Galaxy Z Flip, Huawei Mate X dhe Oppo Reno 10 Zoom. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter merr masa kundër Presidentit Amerikan Donald Trump