Lajmet

Microsoft zbulon Windows-in për makina, një ide e ngjashme si CarPlay i Apple

Publikuar , 07 Prill 2014
0
Microsoft zbulon Windows-in për makina, një ide e ngjashme si CarPlay i Apple

windowsinthecar.0_standard_640.0Microsoft ka ofruar softuerë për sisteme të ndryshme argëtimi në makina përgjatë viteve. Ford, Kia, BMW, Nissan dhe Fiat kanë përdorur versionet speciale të Windows-it për të krijuar ndërfaqet dhe sistemet e tyre, por Microsoft është duke u përqendruar në ndërfaqen e vet për përdorues “Metro” për Windows-in në makina në të ardhmen. Në konferencën e zhvilluesve Build të kompanisë, Steve Teixeira nga Microsoft zbuloi se si do të dukej e ardhmja. Është në fakt mjaft ngjashëm si ideja CarPlay e Apple, një metodë kjo për të projektuar se çfarë ka në ekranin e telefonit tuaj drejtpërdrejt në paraqitësin e sistemit në veturën tuaj.

Microsoft ka krijuar një koncept që për momentin është duke u testuar në vetura të vërteta dhe ideja ia mundëson pajisjeve me Windows që të pasqyrojnë atë që shfaqet në ekran në një ndërfaqe të ndjeshme në prekje dhe e përshtatur për makina. Prototipi i tanishëm përdor standardin e lidhjes Mirrorlink, një alternativë kjo e sistemit CarPlay të Apple. Mirrorlink është për momentin duke u përdorur nga telefonët Symbian të Nokia-s dhe Xperia Z i Sony-t, por pritet që të marrë më tepër mbështetje nëse sistemet fillojnë ta përdorin më tepër standardin. Volkswagen, Honda, Toyota dhe Citroen janë duke punuar me veturat me mbështetjen Mirrorlink dhe prodhuesit e radiove në vetura Alpine dhe Pionner janë duke e mbështetur atë.

Koncepti i Windows-it në makinë, në fakt zgjeron funksionin e Windows Phone drejtpërdrejt në një paraqitës të brenda-ndërtuar në veturë. Gjatë demonstrimit – që pati probleme në një pikë, teksa demonstrohej që ishte thjesht një koncept – Teixeira e përshkruan se si zhvilluesit do të jenë në gjendje të krijojnë aplikacione që janë të përgatitura për një makinë.

LEXO EDHE:  3 arsye pse iPad Pro-t e rinj nuk e zëvendësojnë dot një laptop

Ngjashëm sikur që Apple e zbuloi iOS-in në makina përpara se të kthehej në CarPlay, ky koncept i Windows-it në veturë ende nuk është gati të arrijë tek konsumatorët. Teixeira nuk ofroi një datë të saktë se kur mund të presim që të ekzistojë një sistem i tillë, ose nëse prodhuesit e makinave kanë shprehur interesim në përdorimin e Mirrorlink-ut dhe idesë së Windows-it në veturë. Mund të kalojë një kohë derisa ta shohim këtë në realitet, por të paktën Microsoft është në dijeni që ka nevojë që ta ndërmarrë një qasje tjetër për t’i futur produktet e veta në makina në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>