Lajmet

Microsoft zbulon zyrtarisht Windows Phone 8.1: Ja veçoritë e reja

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Microsoft zbulon zyrtarisht Windows Phone 8.1: Ja veçoritë e reja

microsoft wp 81Në konferencën e saj “Build 2014”, kompania Microsoft zbuloi sistemin Windows Phone 8.1. Ndër veçoritë e reja janë: Cortana, një qendër e re njoftimesh, si dhe gjithashtu mbështetja për personalizimin e sfondeve të “ndërfaqes së bllokimit” (Lock Screen). Windows Phone 8.1 do të “zbarkojë” në pajisje këtë muaj ose muajin e ardhshëm.” Cortana, përgjigja e Microsoft-it ndaj Google Now dhe Apple Siri, zëvendëson tërësisht funksionin e kërkimit (Search) në Windows Phone, gjë kjo e cila kuptohet lehtësisht, përderisa ka motorin e kërkimit Bing të integruar. Pas lançimit të aplikacionit ai menjëherë ju dërgon tek konfigurimi i disa detajeve personale bazuar në mënyrën sesi ju e përdorni pajisjen.

wp81-1Cortana, që fillimisht po lançohet në fazën “Beta”, ka faqen e cilësimeve Notebook, të ngjashme me atë “Magic Wand” tek Google Now, dhe nga këtu ju do të përzgjidhni atë se çfarë asistenti do të ketë në mbikëqyrje. Ndër opsionet e tjera është veçoria “Quiet Hours” për tu siguruar që (Cortana) nuk do t’ju shqetsojë kur ju jeni i zënë. Ju mund të vendosni edhe një grup shokësh për ti mbajtur në mbikëqyrje, me opsionin për të vendosur nëse do të mbani aktivizuar “Quiet Hours” ose jo.

Asistenti personal i Microsoft-it mund t’ju japë një listë restorantesh (mundësuar nga Yelp), të mbykëqyrni takimet tuaja, t’iu kujtojë axhendën, të kontrollojë motin, dhe ti përgjigjet pytjeve për botën në përgjithësi. Cortana mund të ndërveprojë me aplikacione nga palë të treta si (Skype, Hulu dhe Facebook), dhe kjo është arsyeja pse Microsoft-i po e zbulon në konferencën e zhvilluesve.

Ndërsa Qendra e re e Njoftimeve tregon përqindjen e baterisë së mbetur, katër butona që mund të përzgjidhen, dhe sigurisht njoftimet nga aplikacionet tuaja. Ndërfaqja e re e bllokimit të ekranit (Lock Screen), do të thotë shumë për zhvilluesit, pasi tashmë mund të ndërtojnë eksperienca të reja që iu tregojnë përdoruesve çfarëdo informacioni që janë të interesuar.

LEXO EDHE:  Edhe Microsoft OneNote pajiset me "Dark Mode"

wp81-2Windows Phone 8.1 gjithastu bën të mundur që përdoruesit të përdorin avantazhet e reja të ikonave (Tiles) për të përzgjedhur nëse duan të kenë më shumë në ndërfaqen “Home”. Për herë të parë, përdoruesit do të kenë mundësinë të vendosin imazhe në ndërfaqen “Home”. Duke e prerë një imazh në dimensionet e kërkuara, Microsoft-i më pas do e vendosë këtë imazh pas ikonave (Tiles), duke krijuar një pamje të re unike dhe personale.

Joe Belfiore, Zëvendës President tek divizioni i Grupit të Sistemit Operativ, e quajti Windows Phone si “Smartfonin më të personalizuar në botë”, përpara lançimit të dy pajisjeve të reja Micromax dhe Prestigio. Këta të fundit i shtohen listës së partnerëve të Microsoft-it me 10 të tillë: Gionne, HTC, Huawei, Karbonn, Lenovo, LG, Nokia, Samsung, Xolo dhe ZTE.

wp81-3Microsoft e ka kuptuar se bota e pajisjeve mobile po lëviz shumë më shpejt sesa ajo e desktopëve tradicional dhe ti kërkosh industrisë të presë Microsoft derisa të vijë Windows 9 dhe Windows Phone 9, nuk është një opsion i duhur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>