Harduer

Microsoft zëvendëson Surface Book me një lapop miniaturë të Surface Studio

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2021
Duke sikur dy kompjuterë janë montuar mbi njëri tjetrin. Fleksibiliteti i ekranit është i ngjashëm me laptopët prej lëkure HP Folio. Microsoft zëvendëson Surface Book me një lapop miniaturë të Surface Studio

Kur Microsoft prezantoi Surface Book 3 ishte bërë e qartë se dizajni i një tableti që montohej si një laptop nuk kishte një të ardhme të qartë. Sepse nuk ekzistonte një mënyrë për të konkurruar me laptopët e tjerë të fuqishëm me procesorë të uritur për energji.

Prandaj kompania ndërtoi Surface Laptop Studio, një laptop i fuqishëm Surface. Edhe pse ngjan me një kompjuter të zakonshëm, boshti unik bën të mundur tërheqjen e ekranit drejt tastierës. Edhe nëse e tërhiqni deri në fund shndërrohet në një version në miniaturë e Surface Studio All-in-One.

Edhe pse shumë përdorues do ta kenë të vështirë të mësohen në fillim me dizajnin e çuditshëm, laptopi është shumë më i aftë sesa duket në pamje të parë.

Duke sikur dy kompjuterë janë montuar mbi njëri tjetrin. Fleksibiliteti i ekranit është i ngjashëm me laptopët prej lëkure HP Folio.

Madje ju mund të hiqni ekranin plotësisht dhe ta përdorni si një tablet, një dizajn që shumica e prodhuesve të kompjuterëve as nuk e kanë çuar nëpër mend ta adoptojnë.

Ekrani me prekje 14.4-inç me frekuencë 120Hz dhe mbështetje për Dolby Vision HDR është një hap i madh përpara. Frekuenca e lartë e rifreskimit e bën shfletimin në uebfaqe një eksperiencë për të mos u munguar. Madje me përdorimin e lapsit Surface Slim Pen 2, shkrimi mbi ekran ngjan sikur të jeni duke shkruar mbi një letër.

Microsoft nuk është kursyer në fuqi kompjuterike. Surface Laptop Studio vjen me procesorë katër bërthamësh Intel Core të gjeneratës së 11-të. Ishte destinuar për laptopët ultraportativë gaming dhe me fuqi prej 35-vat janë një përmirësim i ndjeshëm i performancës së gjeneratës së 10-të në Surface Book 3.

LEXO EDHE:  OnePlus prezanton zyrtarisht OnePlus 9 dhe 9 Pro

Modeli Core i5 peshon 1.7 kilogram ndërsa Core i7 afro 1.8 kilogram. Modeli me Core i5 ka grafikat e reja Intel Iris Xe ndërsa modeli Core i7 vjen me RTX 3050 Ti dhe 4GB memorie GDDR6.

Surface Laptop Studio fillon nga 1,600 dollarë. Laptopi mund të porositet nga dita e sotme dhe është në shitje së bashku me mbarë linjën e re Surface më 5 Tetor. /PCWorld Albanian