Biznes

Microsoft zyrtarizon marrëveshjen me Skype

Publikuar , 16 Tetor 2011
0
Microsoft zyrtarizon marrëveshjen me Skype

Tani, Microsoft ka mbyllur blerjen e Skype, duke kompletuar në këtë formë pagesën prej 8.5 miliard dollarë që ishte udhëhequr nga grupi investitor SilverLake. Sipas kompanive, Microsoft dhe Skype do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në caqet e tyre të shkëmbyera duke lidhur njerëz përgjatë pajisjeve të ndryshme dhe duke përshpejtuar të gjitha tentimeve e kompanive për të transformuar komunikimet në kohë reale për konsumatorë dhe biznese. Përfundimi i blerjes gjithashtu shënon shpalosjen zyrtare të Skype si një divizon i ri i biznesit të Microsoft.

Skype CEO, Tony Bates do të marr titullin e presidentit të Skype Division pranë Microsoft, duke raportuar drejtpërsëdrejti tek Ballmer. Divizioni i Skype do të vazhdojë të ofrojë produktet e tanishme tek miliona përdoruesit e saj anembanë botës. Në nivel afatgjatë, Skype gjithashtu do të integrohet përgjatë bashkësisë së produkteve të Microsoft për të zgjeruar arritjen e Skype dhe për të përshpejtuar rritjen e zhvillimit të komunikimit online. Punëtorët e Skype do të vazhdojnë të jenë me pozita të ndryshme anembanë botës dhe me zyre në vende si Estoni, Çeki, Rusi, Suedi, Britani të Madhe, Luksemburg, Japoni, Singapor, Hong Kong, dhe SHBA. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Financat e Apple ekspozojnë vështirësitë që po kalon iPhone

Lajmet e fundit>