Lajmet

Microsoft zyrtarizon mbylljen e Messenger në mars 2013, të gjithë në Skype

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Microsoft zyrtarizon mbylljen e Messenger në mars 2013, të gjithë në Skype

Windows Live Messenger do të mbyllet zyrtarisht në mars të këtij viti. Kjo është deklarata e fundit nga vetë Microsoft-i.

Më 15 mars të gjithë përdoruesit do të kalojnë në Skype, programin të cilin gjigantët softuerikë e blenë për 8.5 miliardë $ në tetor 2011.

“Do ta mbyllim globalisht Messenger-in ekzistues dhe karakteristikat e tij do t’i shkrijmë me ato të Skype”,- u shpreh kompania, duke shtuar se i vetmi vend ku do të jetë i disponueshëm programi do të jetë Kina.

Nëntorin e kaluar, presidenti i Skype Tony Bates, konfirmoi në një postim në blog se Messenger do të mbyllej në tremujorin e parë të 2013-s.

Për këtë arsye kompania po i nxit përdoruesit të kalojnë në Skype dhe të bëjnë “sign in” duke përdorur llogarinë e tyre Microsoft (të njohur më parë si “Windows Live ID”), e cila përfshin adresën e e-mailit dhe fjalëkalimin. Të gjitha kontaktet e Messenger do të përfshihen në momentin që bëni “sign in” në Skype.

Deri më 15 mars Messenger do të vazhdojë të punojë normalisht

Ata që përdorin Messenger-in nga desktopi, do të shohin një njoftim që do t’i udhëzojë të bëjnë përditësim. Kur njoftimi klikohet, do të shfaqet një dritare pop-up që do të bëjë instalimin e Skype dhe do të çaktivizojë Messenger.

Deri më 15 mars Messenger do të vazhdojë të punojë si normalisht, por pas kësaj date përdoruesit nuk do të mund të bëjnë më “sign in” dhe do t’u shfaqet një mesazh që do t’u kërkojë të kalojnë në Skype. (PCWorld Albanian)

windows-skype

LEXO EDHE:  Ja kur telefoni me palosje i Apple do të debutojë

Tags >

MSNSkype
Lajmet e fundit>