Harduer

Microsoft deklaron se Windows 7 nuk shkatërron bateritë e laptopëve

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
Microsoft deklaron se Windows 7 nuk shkatërron bateritë e laptopëve

“Çdo shenjë që kemi në lidhje me raportet që kemi parë, janë thjesht raportimet e Windows 7 mbi gjendjen e baterisë duke përdorur veçorinë e saj të re dhe ne thjesht jemi duke parë bateri që nuk janë kryer punën mbi cakun e përcaktuar” u shpreh zëdhënësi i kompanisë, Steven Sinofsky në një blog post zyrtar.

Sinofsky vuri në dukje se degradimi i papritur mund të ketë “pamjen” se Windows 7 “po shkakton” dëmtimin, por theksoi se “në realitet,” është thjeshtë se sistemi operativ po raporton se bateria “veçse” është e degraduar.

Megjithatë, Adrian Kingsley-Hughes nga ZDNet ka vënë re se çështja e diskutueshme e baterisë mund të ketë krijuar një reagim të mundshëm kundër Windows 7, i cili  ka marrë përgjithësisht komente pozitive.

“Gjatë javëve të fundit Windows 7 është goditur nga disa probleme, të cilat mund ose mund të mos ekzistojnë vetëm në mendjen e përdoruesve”, shkruan Kingsley-Hughes.

“Ka qenë çështja baterisë, ku përdoruesit thonë se Windows 7 është duke shkaktuar dëmtimin e baterive dhe në krye të pretendimeve gjendet një arnim besueshmërie të cilin e ka lëshuar Microsoft, dhe për të cilin thuhet se në të vërtetë po shkakton probleme.”

Sipas Kingsley-Hughes, një numër i përdoruesve duket të jenë duke u përqendruar në dhe ndoshta edhe po imagjinojnë, gjëra për të cilat ata nuk janë të kënaqur.

LEXO EDHE:  Acer ndërron procesorët Intel për AMD me laptopët e fundit

Lajmet e fundit>