Softuer

Microsoft demonstron lojën “Milo” në TED Global

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
Microsoft demonstron lojën “Milo” në TED Global

Ai u bëri pyetje anëtarëve të audiencës që të mbajnë gishtat kryq gjersa prisnin që demoja e drejtpërdrejtë të funksionojë si duhet.

“Milo” është një lojë e tregimit ë një ngjarjeje për një djal të vogël që nuk është i lumtur për shkak se familja e tij ka kaluar nga Londra në New England dhe prindërit e tij janë shumë të zënë për ta dëgjuar se çfarë ka ai në mendje. Molyneux tha se caku i tij me lojën, që është ende nën zhvillim, është të rikrijohet ndjenja të cilën ai ka pasur si një 4 vjeçar kur babai i tij i tregonte një tregim për një robot.

Ideja sipas tij është krijimi i një djali real e të vërtetë në një kompjuter. “Shumica e kësaj është thjeshtë një truk, por ai truk funksionon” tha ai, dhe demoja dukej se po punonte për mrekulli. Kamera Kinect, të cilën Molyneux tha se Microsoft do ta lansojë në nëntorë, është një pajsije e ngjashme si Wii, por në vend të kontrollorit të ndjeshëm në lëvzije ajo bazohet në kamra të cilat marrin si sinjal hyrës lëvizjet e trupit të lojtarit.

Në demo, një lojtar bashkëveproi me Milo, duke i treguar atij ku të gjejë krimba në kopshtin e tij, duke i sugjeruar atij të shkel një krimb, të hudh gur në lum dhe të pastrojë dhomën e djaloshit.

Molyneux është themelues i Lionhead Studios, që ka krijuar lojën RPG “Fable” dhe që ishte blerë nga Microsoft në vitin 2005. Ai ka theksuar se Milo do të bëhet më i mençur gjersa miliona njerëz do ta luanë lojën. “Si një zhvillues lojërash, e vetmja marrëdhënie që kam unë me ju është përmes gishtave tuaj” tha ai, “dhe kjo është mjaft e kufizuar”. Milo do të tentojë të ndryshojë këto marëdhënie.

LEXO EDHE:  Google Drive vjen me dizajnin material në Android dhe iOS

Lajmet e fundit>