Lajmet

Microsoft ‘divorcohet’ nga Windows XP

Publikuar , 19 Shtator 2009
0
Microsoft ‘divorcohet’ nga Windows XP

Duket se një epokë po merr fund, pasi që Microsoft tani është duke lëvizur fokusimin e saj larg përkrahjes së plakës Windows XP në nivelin e pakove të servisimit, dhe është duke shikuar drejt bukuroshes Windows 7.

Sipas Softpedia, SP3 ishte pakoja e fundit e servisimit për versionin 32 bit të Windows XP (x86); SP2 ishte përditësimi i fundit madhor për versionin 64 bit (x64). Microsoft edhe zyrtarisht ka bërë të ditur fundin e rrugës së versionit 32 bit kohë më parë, por ka pasur shpresa se kompania do të paraqes edhe një pako tjetër të sërvisimit për x64 XP para se sistemi operativ të nisej rrugës për pensionim.

Për fat të keq, duke se nuk do të ndodhë kështu. Në fakt, Microsoft ka konfirmuar divorcin  e saj legal nga Windows XP, duke thënë se i është venitur dashuria për të dhe nuk mund t’i kthehet më, as në versionin x64 XP. “Kemi pranuar shumë pyetje nga konsumatorët dhe nga partnerët nëse do të ketë apo nuk  do të ketë një Service Pack 3 për Windows Server 2003” tha Crissy House, menaxher i operativës së Windows Server. “Microsoft nuk do të paraqes një SP3 për Windows Server 2003”.

Në të kaluarën, Microsoft ka sjellë pako të sërvisimit për versionin 64 bit të Windows XP dhe përditësime madhore për Server 2003, që të gjitha në të njëjtën kohë, dhe sipas kësaj tradite prisni që e njëjta fazë e shkëputjes së marrëdhënieve do të përcjellë edhe versionin x64. Gjersa komenti nga House i referohet Windows Server 2003, një zëdhënës i Microsoft ka deklaruar për Softpedia se divorci gjithashtu aplikohet për çfarëdo versioni të Windows XP.

LEXO EDHE:  18 vjeçari kërkon 1 miliardë dollarë nga Apple sepse ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë

Lajmet e fundit>