Biznes

Microsoft e quan anti-konkurrencë marrëveshjen Yahoo – Google

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Microsoft e quan anti-konkurrencë marrëveshjen Yahoo – Google

Brad Smith, zëvendës president i lartë dhe avokat i pëgjithshëm i Microsoft, ka thënë se partneriteti i ri, që është bërë i ditur dje është edhe më anti-garues sesa marrëveshja e Google me Yahoo! në SHBA dhe Kanada, të cilin departamenti i drejtësisë e shpalli ilegal. Marrëveshja e vitit 2008 do të kishte mbyllur 90 për qind të reklamave të kërkimit të paguar.

“Kjo marrëveshje virtualisht i jep Google 100 për qind të të gjitha kërkimeve në Japoni, edhe me pagesë edhe pa pagesë. Kjo do të thotë se nuk ka konkurrencë kërkuese në Japoni dhe se Google do të përfundojë me kontrollimin e të gjitha informatave personale kërkuese për të gjithë konsumatorët dhe bizneset në Japoni” deklaroi ai.

Marrëveshja kërkuese e Yahoo-së me Google në Japoni, ka befasuar shumëkënd në botën teknologjike, pasi që Yahoo! ka pasur një marrëveshje partneriteti 10 vejçar kërkues të miratuar edhe nga autoritetet Evropiane e edhe ato Amerkane, më herët gjatë këtij viti.

Megjithatë, Yahoo! Japan nuk kontrollohet nga Yahoo! Inc, pasi që kjo e fundit ka vetëm 35 për qind të aksioneve, kurse Softbank Corp ka shumicën e aksioneve në Yahoo! japan.

“Yahoo! Japan ka marrë këtë vendim si një kompani tregtare e pavarur dhe e ndarë, në të cilën Yahoo! ka vetëm 35 për qind të interesit… Vendimi për Yahoo! Japan nuk ndikon në shpalosjen globale dhe implementimin e aleancës kërkuese me Microsoft, përveç se në tregun Japonez. Ne do të qëndrojmë prapa planeve tona të tranzicionit për aleancë kërkuese, dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për konsumatorët tanë dhe për aleancën tonë me Microsoft” tha një zëdhënës i Yahoo-së.

LEXO EDHE:  Të gjitha produktet e Google do të përbëhen nga materiale të ricikluara deri më 2020

Lajmet e fundit>