Siguri

Microsoft harron të arnojë Mac Office 2004 dhe 2008

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
Microsoft harron të arnojë Mac Office 2004 dhe 2008

Office for Mac 2011, që është lansuar më 26 tetor ishte i vetmi version që u përditësua gjatë të Martës së Arnimeve Mujore të Microsoft. E njëjta kompani nuk shpjegoi pse Ofifice for Mac 2004 dhe Office for Mac 2008 nuk u arnuan, e as që bëri të ditur datat e paraqitjes së arnimeve për këto versione.

“Përditësimet e sigurisë për Microsoft Office for Mac 2004 dhe Office for Mac 2008 dhe për Open XML File Format Converter for Mac, momentalisht nuk janë në treg” tha kompania në buletinin e saj të sigurisë. Sipas tij Office for Mac përmban katër lëshime, ku që të gjitha janë vlerësuar si të “rëndësishme” në sistemin vlerësues të Microsoft për vlerësim të lëshimeve. Microsoft ka konfirmuar se secila vrimë mund të përdoret nga sulmuesit për të infektuar një Mac me malware dhe në mes tjerash mund të shfaqet edhe mundësia e “ekzekutimit të kodit prej së largu”.

Së bashku me vrimën e pestë, të katër lëshimet në fjalë janë arnuar të martën në të gjitha versionet e mbështetura të Office for Windows. Në Windows, një prej pesë lëshimeve iu mundëson krimelëve që të fusin nën kontroll një PC, përmes krijimit të një e-mail mesazhi të krijuar në veçanti dhe nëse pranuesi e hap atë “loja mori fund”.

Nuk është e qartë nëse versionet e Mac të Office mund të keqpërdoren në të njëjtën mënyrë, por Microsoft ashtu siç e ka zakon nuk ofroi informata specifike për Mac në buletinin e saj të sigurisë.  /pcworld.al

LEXO EDHE:  Hakerët e Iranit trembin Evropën

Lajmet e fundit>