Softuer

Microsoft konfirmon se Windows 7 është përfunduar

Publikuar , 23 Korrik 2009
0
Microsoft konfirmon se Windows 7 është përfunduar

Windows 7 sipas të gjitha gjasave do të jetë sistemi më i rëndësishëm operativ që ka plasuar Microsoft, pasi që softueri do të duhet të riparojë reputacionin dhe perceptimin, që e ka dëmtuar Windows Vista, dhe duhet të mbrojë Microsoft nga rivalët si Mac OS X nga Apple apo disa distribucione të Linux, të cilat fituan përqindje në treg gjatë periudhës së Vista-s. Me Windows 7 që ka arritur fazën RTM, Microsoft sheh dritë në fund të tunelit dhe mund të përgatitet për largimin e sistemit të tanishëm operativ Windows dhe të markës së dëmtuar.
Prodhuesit e harduerit dhe softuerit do të përdorin Windows 7 RTM (build 7600) për të finalizuar produktet e tyre që do të adoptojnë këtë sistem operativ. Siç është raportuar edhe më herët, Microsoft do të fillojë shitjen e këtij sistemi më 22 tetor, mu në kohën e duhur para sezonit të krishtlindjeve. Megjithatë disa zhvillues dhe konsumatorë të veçantë, duke përfshirë edhe abonuesit e Technet, do të jenë në gjendje të shkarkojnë sistemin operativ duke filluar prej datës 6 gusht.

Padyshim, Windows 7 arnon shumë mungesa të Vista-s. Më e rëndësishmja është se, UI i këtij softueri do të sjellë avantazhe dhe veçori të reja të vendosura në hapat e memories, që do t’i mundësojë këtij softueri të funksionojë në harduer më pak të fuqishëm, duke përfshirë edhe netbook-s. Duke pasur parasysh ciklin ekstrem të gjatë të zhvillimit të Vista-s, Windows 7 ishte përshpejtuar me qëllim në listën e prioriteteve A të Microsoft. Windows Vista është lëshuar me 30 janar, 2006 dhe ne për herë të parë kemi dëgjuar për Windows 7 në janar të vitit 2008. Softueri është finalizuar brenda një periudhe 18 mujore pas lëshimit të versionit M1, që është një arritje mbresëlënëse, në rast se versioni final është aq i shkëlqyeshëm sa pretendon Microsoft.

LEXO EDHE:  Facebook vendos emrin e tij në aplikacionet Instagram dhe WhatsApp

Windows Server 2008 R2 gjithashtu ka arritur fazën RTM dhe sipas Microsoft do të jetë i gatshëm për treg, në ose pas datës së përmendur (6 gusht).

Lajmet e fundit>