Biznes

Microsoft nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me ARM

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Microsoft nënshkruan marrëveshje të rëndësishme me ARM

Gjiganti teknologjik Microsoft duket se e ka seriozisht punën rreth krijmit të celularëve dhe pajisjeve tjera portabile që mund të garojnë me sukses me produkte si Apple iPad dhe iPhone. Dhe këtë e ka dëshmuar edhe sot kur ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me ARM Holdings që në mënyrë të duksme zgjeron mënyrat sesi Microsoft mund të përdor teknologjinë ARM; për shembull tani kompania do të jetë e lirë të zhvillojë mikroarkitekturën e saj të bazuar në teknologjinë ARM.

“Microsoft është një anëtare e rëndësishme e ekosistemit ARM, dhe ka qenë e tillë për vite me radhë” tha CTO i ARM, Mike Muller në një deklaratë. “Me këtë licencë të arkitekturës, Microsoft do të jetë në frontin e parë duke aplikuar dhe punuar me teknologjinë ARM në një fushë të gjerë dhe të shumëanshme të apikimeve”.

Microsoft dhe ARM kanë punuar së bashku prej fundit të vitit 1990, dhe Microsoft zhvillon dhe është duke zhvilluar arkitektura Windows Embedded dhe Windows Phone, të cilat kanë si cak arkitekturën ARM. ARM ofron një numër të licencave teknologjike, duke përfshirë licenca për implementime të procesorëve si dhe licenca për ariktekturë “full-bore”.

Microsoft është duke paguar përë këtë të fundit, që e vendos atë në një grup të vogël të kompanive të mëdha si Qualcomm, Marvell dhe Infineon. Çipi A4 i Apple, që është i vendosur në iPhone 4 dhe iPad, bazohet në arkitekutërn procesorike Cortex-8 ARM, me një kontrollor grafik PowerVR.

Microsoft ende nuk ka bërë të ditura planet për mënyrën sesi do të përdor licencën e saj ARM, dhe as detajet e çmimit të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Por zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se kjo licencë do t’i mundësojë Microsoft që të zgjerojë hulumtimin dhe zhvilimin e saj me bazë në ARM. Natyrisht spekulimet kthehen menjëherë në implementimet e Windows Phone 7, por deri më tani partnerët e Microsoft për Windows Phone 7 përdorin OEM afatgjat si Asus, Dell, Acer,LG dhe Samsung. Microsoft gjithashtu është duke synuar arkitekturën e procesorëve për përcjellës të platformës Zune, apo edhe për pajisje tjera ende të paemëruara për tregun e elektronikës konsumuese apo për lojëra.

LEXO EDHE:  Bursa e shquar e kriptomonedhave zgjerohet në 100 vende të botës

Lajmet e fundit>