Harduer

Microsoft nisë ofensivën kundër Apple e Google

Publikuar , 07 Tetor 2009
0
Microsoft nisë ofensivën kundër Apple e Google

Përafërsisht 30 lloje të “celularëve Windows” me dizajne të ndryshme do të ofrohen deri në fund të vitit në më shumë se 20 shtete të botës.

Shtatë prodhues të celularëve duke përfshirë Sony, Samsung dhe Toshiba, si dhe 16 operatorë mobil duke përfshirë Orange, Vodafone dhe T-Mobile, janë përfshirë në lansim.

Celularët, që kombinojnë aftësinë për të bërë thirrje, shfletimin e internetit dhe shikimin e videove, bartin sistemin operativ të Microsoft, Windows Mobile 6.5.

“Ne kemi bërë shumë punë me ndërfaqen e përdoruesit, pra e kemi bërë atë edhe më të thjeshtë për shfrytëzim” tha Ballmer në një konferencë për media në qendrën e re të Microsoft në Francë, që gjendet afër qytetit të Parisit.

“Ne kemi marrë teknologjitë shfletuese të Internet Explorer, dhe i kemi rindërtuar ato për herë të parë në këta celularë Windows. Kështu që ju do të përjetoni të njëjtën eksperiencë me këta celularë siç e përjetoni me PC” tha ai.

Sistemi i ri operativ mobil ishte lansuar në kohë të njëjtë gjatë të martë edhe në Francë dhe në New York.

Me lansimin e ditës së martë, Microsoft shpreson të rivendos veten në tregun e celularëve të mençur, treg në të cilin kjo kompani ka humbur pjesëmarrjen. Sektori në fjalë konsiderohet në veçanti shumë premtues, ku vetëm gjatë këtij viti pritet një ngritje në shitje prej 29%.

Por në çerekun e dytë vetëm 9% e tërë celularëve të shitur ishin të pajisur me sistemin operativ të Micorosft, ndërsa vitin e kaluar kjo vlerë ishte 12%.

Në të njëjtën kohë, sipas grupit hulumtues Gartner, iPhone i Apple ka kërcyer prej 2.8 në 13.3 përqind.

LEXO EDHE:  Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Google, që ka lansuar sistemin e saj Android në fillim të vitit 2008 dhe e ka ofruar pa pagesë për prodhues të celularëve, ka menaxhuar një pjesëmarrje të sigurt prej 2% brenda pak muajve dhe pritet që të rrisë këtë vlerë gjatë çerekut të katërt të këtij viti.

Lajmet e fundit>