Softuer

Microsoft Office 2011, konfirmohet për Mac

Publikuar , 11 Shkurt 2010
0
Microsoft Office 2011, konfirmohet për Mac

Duke prezantuar suitën për herë të parë në panairin MacWorld në San Francisco, Microsoft ofroi një pamje të detajuar rreth asaj se çfarë mund të presim nga pakoja.

Ndoshta lajmi më i madh për përdoruesit e Apple, të cilët janë ngarkuar me pakon inferiore Entourage ose kanë përdorur klient Outlook të bazuar në ueb për të pranuar postën e tyre, është arritja e një versioni të Outlook për Mac.
 
Në softuerin e ri do të gjeni: mbështetje PTS, duke i lejuar përdoruesit të ruaj dhe të hap email jashtë klientit.  Gjithashtu mbështetja për të Drejtat e Menaxhimit të Informacionit, e cila tani do të lejojë përdoruesit e Mac që të qasen në dokumente me cilësime për leje, për herë të parë. Gjithashtu përdoruesit e Mac mund të ruajnë email të ri në Time Machine, ndryshe nga versionet e mëparshme tek të cilat çdo back-up do të ruante tërë postën gjatë çdo ore, duke mbushu me shpejtësi HDD-në. Gjithashtu do të ofrohet mbështetja për kërkimin Spotlight të OS X.
 
Përdoruesit e Mac gjithashtu do kenë qasje në suitën e aplikacioneve të uebit të Microsoft Office, e cila do të integrohet plotësisht me paketën e desktoit, në momentin e lansimit. Kjo do të përfshijë bashkëpunimin-e cilësimeve të përbashkëta autoriale, për të mundësuar që njerëz të shumtë të punojnë në një dokument në të njëjtën kohë. Nëse dy njerëz janë duke redaktuar një dokument në të njëjtën kohë, Office do të tregojë se në cilin paragraf të një dokumenti në Word është duke punuar kolegu, dhe do ta kyç atë.

Aplikacionet e uebit do të mundësojnë ruajtjen e dokumenteve në njësinë Skylight (përmes përdorimit të ID-së suaj në Windows Live). Ndërfaqja e “Ribbon-it” ka avancuar gjithashtu për Office 2011, duke i lejuar përdoruesit që me lehtësi të editojnë dokumentet, por kjo do të mbetet një ndjenjë unike për Mac.

LEXO EDHE:  Fotot e para të iOS 13 zbulojnë surpriza për besnikët e Apple

Nuk ka ende detaje rreth çmimit por Microsoft ka dhënë sinjale se kjo pak do të paraqitet globalisht gjatë çerekut të katërt të këtij viti.

Lajmet e fundit>