Softuer

Microsoft ofron bileta për kinema përmes Xbox Live

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Microsoft ofron bileta për kinema përmes Xbox Live

Microsoft vërtetë po dëshiron që t’i bëjë përdoruesit e Xbox 360 ta përdorin këtë platformë për çdo gjë. Prej një kanali ekskluziv të propozuar për shikim vetëm në këtë konzolë, e deri tek shërbimi transmetues Netflix, për të shikuar ESPN online. Microsoft dëshiron që Xbox 360 dhe rrjeti Xbox Live të ofrojnë diçka për secilin. Madje edhe nëse shërbimi do të thotë që të fiket konzola dhe të del përdoruesi prej shtëpisë.

CrunchGear ishte i pari që raportoi se ueb faqja MovieTickets.com së shpejti do të veçohet në tablën e Xbox 360, duke i lejuar përdoruesit amerikan të blejnë bileta për kinema përmes XBL. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur data e aktivizimit të shërbimit.

LEXO EDHE:  Rendi kronologjik i postimeve të Twitter vjen edhe në Android

Lajmet e fundit>