Softuer

Microsoft paralajmëron për skadimin e Windows 7 RC

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
Microsoft paralajmëron për skadimin e Windows 7 RC

Megjithëse Windows 7 RC zyrtarisht skadon me 1 qershor, përdoruesit do të përballen me fikje çdo dy orëshe të sistemeve të tyre kompjuterike, duke filluar nga data 1 mars, dhe kjo do të ndodh çdo ditë.

Përveç asaj që fikjet dy orëshe do ta bëjnë të vështirë për të kryer detyra të vështira si ruajtjen e të dhënave për një migrim të plotë në Windows 7, Microsoft paralajmëron se puna nuk do të ruhet automatikisht para se të fillojë procesi i fikjes

Duket se përdoruesit që lundrojnë edhe pas afatit kalimtar të qershorit ende do të kenë qasje në sistemin operativ. “Më 1 qershor 2010, shfaqet një “non-geniune experience” dhe prapavija e juaj e deskopit largohet dhe gjithashtu do të shfaqet një “This Copy of Windows is not genuine” (Kjo kopje e Windows nuk është origjinale), në skajin e anës së djathtë të taskbar-it”. Kjo do të thotë se kompjuteri juaj nuk do të jetë më në gjendje të marrë përditësime opsionale apo shkarkime që kërkojnë miratime origjinale të Windows.

Gjiganti softuerik është duke u bërë thirrje bizneseve të cilët dëshirojnë testojnë sistemin operativ para se të bëjnë një vendosje të plotë, që të instalojnë versionin testues 90 ditësh Windows 7 Enterprise, në vend të versionit Release Candidate.

Konsumatorët që kalojnë prej RC në versionin e plotë duhet të performojnë një instalim të pastër – sistemi operativ nuk mund të avancohet në version të plotë.

LEXO EDHE:  iOS 12.4 sjell Apple Card

Lajmet e fundit>