Siguri

Microsoft përgatit arnimin e parë kritik për Office 2010

Publikuar , 04 Nëntor 2010
0
Microsoft përgatit arnimin e parë kritik për Office 2010

Vetëm një prej tre përditësimeve është shënuar si kritik, që është niveli më i lartë në sistemin katër hapësh të Microsoft. Përditësimet tjera janë cilësuar si “të rëndësishme”, që është niveli i dytë në sistemin e vlerësimit të kërcënimit.

Dy prej tre arnimeve do të aplikohen në Office, kurse i treti do të prek Forefront Unified Access Gateway 2010, që është platforma VPN (Virtual Private Network) e kësaj kompanie që iu mundëson punëtorëve të lidhen me aplikacione të korporatës kur janë jashtë zyrës.

Përditësimi i sigurisë për Office 2010 do të jetë arnimi i parë kritik për këtë suitë qysh prej se është lëshuar në maj të këtij viti, dhe i dyti që do të trajtojë një pako të tërë me programe. Microsoft ka arnuar një lëshim të rëndësishëm në muajin e kaluar me MS10-079.

Në nëntor pavarësisht këtyre risive me arnime, nuk ka krahasim me tetorin e arnimeve, kur Microsoft paraqiti 49 lëshime për tu arnuar me 16 përditësime. Megjithatë arnimet nga ana e Microsoft nuk do të kenë të ndalur, sepse priten edhe arnime tjera në programet e saja përfshirë këtu edhe një arnim për një lëshim kritik në Internet Explorer. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

Lajmet e fundit>