Lajmet

Microsoft përkohësisht shpëton Word-in

Publikuar , 04 Shtator 2009
0
Microsoft përkohësisht shpëton Word-in

Vendimi gjyqësor, i imponuar gatë muajit gusht nga një gjykatë e qarkut me bazë në Teksas, ishte urdhëruar pasi që Microsoft është gjetur si shkelës në një patentë speciale XML, pronë nga i4i.

Drejtori i i4i Loudon Owen është përgjigjur ndaj vendimit duke përmendur se gjersa Microsoft mund të ketë fituar një qëndrim të përkohshëm, kjo kompani ende duhet të përballet me një rishikim federal gjithëpërfshirës në lidhje me këtë rast.

Sipas Owen, i4i pritet të vendos përmbledhjen e tyre përgjegjëse në Gjykatë, me 8 shator, 2009.

“I akuzuar Microsoft ndoshta duhet të ndalë shitjen e Word dhe Office në Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa të arrijë ridizajnimin e këtyre produkteve.

Taktikat frikësuese të Microsoft mbi pasojat e vendimit gjyqësor nuk mund ta mbrojnë atë nga rishikimi i pashmangshëm i rastit nga Gjykata Federale e Apelit, në bazë të apelit me 23 shtator” tha Owen.

“i4i ka besim se vendimi final do të jetë në favor të i4i, që përfshin një gjetje të një ndërhyrjeje të Microsoft në patentën tonë dhe një vendim gjyqësor kundrejt Microsoft Word, ishte vendimi i duhur dhe i4i do të triumfojë në apel”.

Owen shtoi se koha e Microsoft eventualisht do të harxhohet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD prezanton procesorin e parë në botë për video lojërat me 16 bërthama

Lajmet e fundit>