Biznes

Microsoft planifikon shkurtime të reja të vendeve të punës

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Microsoft planifikon shkurtime të reja të vendeve të punës

Sipas të gjitha gjasave do të ketë një shkurtim, por larg shifrës së më shumë se 5.000 vendeve të punës që u reduktuan në fillim të këtij viti.

Në bazë të një burimit ë Wall Street Journal, shkurtimet në personel janë konsistente me reduktimet e vogla të stafit që kompania ka bërë në të kaluarën. Shkurtimet pritet që të prekin nëpër të gjithë sektorët e kompanisë, thekson burimi i Jorunal.

Microsoft është kontaktuar nga Reuters për të dhënë ndonjë koment, por për shkak se orari i punës ka përfunduar nuk ka pasur ndonjë koment nga kjo kompani

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian hap hetimin e radhës ndaj Google

Lajmet e fundit>