Softuer

Microsoft po paguan për aplikacione për Windows Phone 7

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Microsoft po paguan për aplikacione për Windows Phone 7

Gjiganti softuerik Microsoft ka konfirmuar se do të paguajë një grup të përzgjedhur të zhvilluesve për të bërë aplikacione për sistemin e saj operativ Windows Phone 7, në mënyrë që sistemi i ri operativ të paraqitet i përgatitur në treg për konkurrentët si Android dhe iOS të Google, gjegjëisht Apple.

Një zëdhënës i Microsoft ka thënë për InternetNews.com se Microsoft ësthë “duke bashkë-themleluar projekte në një bazë të limituar”, sipas të gjitha gjasave për të siguruar që platforma Windows Phone 7 të mbulojë zona kyçe, siç janë rrjetet sociale dhe aplikacionet e shërbimet për to, në momentin kur të lansohet platforma.

Kjo nuk është hera e parë që Microsoft ka ndihmuar në pagimin e zhvillimit të aplikacioneve, pasi që kompania gjithashtu ka bashkë-themeluar projekte të palëve të treta për konzolën Xbox.

Microsoft ende nuk është përcaktuar në lidhje me datën e lansimit të Windows Phone 7, duke thënë se vetëm pajisjet e para do të paraqiten me kohë deri në fund të këtij viti. Kompania ka mbledhur zhvillues për një beta version të veglave zhvilluese për Windows Phone javën që shkoi, dhe thekson se “mijëra prototipe celularësh” nga Asus, LG e Samsung janë duke u testuar nga zhvilluesit në këto momente. Windows Phone 7 OS tani është në një fazë që Microsoft po e quan “Technical Preview”, duke dashur të nënkuptojë atë se softueri është i qëndrueshëm për shfrytëzim ditor.

Microsoft megjithatë përballet me një sfidë me Windows Phone 7: sistemi operativ nuk do të ofrojë përkrahje për aplikacionet e mëhershme Windows Mobile, kështu që asnjë prej (realisht) dhjetra apo qindra aplikacioneve që ofrohen për pajisje Windows Mobile, nuk do të migrojnë drejt Windows Phone 7. Megjithatë, kjo e vendos Microsoft-in në një pozitë interesante: kjo kompani do të mund të bëjë një shkëputje të pastër nga platforma e saj e mëhershem për smartphone dhe mund të filloj një fillim të ri pa ngacmuar një grup të madh të zhvilluesve dhe partnerëve.  Përveç kësaj kompania planifikon të ruaj Windows Mobile për grupin e njerëzve që kanë nevojë për të dhe që kanë pajisje të bazuara në të.

LEXO EDHE:  Sezoni i dytë i Apex Legends i bën armët më të fuqishme

Lajmet e fundit>