Harduer

Microsoft po përgatit një tastierë të ndjeshme në prekje

Publikuar , 27 Nëntor 2010
0
Microsoft po përgatit një tastierë të ndjeshme në prekje

Për dallim prej Acer, Nokia dhe të tjerëve që kanë tentuar ta bëjnë këtë, Microsoft synon të krijojë një ndërfaqe të re të shkrimit që në fakt ka teskturë.

Gjersa teknologjia nuk do të aplikohet në laptop dhe pajisje të dorës, patenta e re e Microsoft pritet të jetë një ndryshim i madh në treg kur do të paraqitet në të ardhmen e afërt. Si punon? Çdo gjë ka të bëjë me plastikë të madhësisë së pikselave. Duke u aktivuar me dritë UV, që ka qeliza nën ekranin e ndjeshëm në të cilin qëndrojnë, plastika renditet në formë të rrjetës. Kur është gati për përdorim, ato paraqiten si një hologram, duke pritur që të preken.

Inovacioni pritet të ndryshojë edhe praktikën e kontrolleve të tanishme të ndjeshme në prekje. Në vend se të reagojnë ndaj prekjeve nga gishtërinjtë tanë, plastika me memorie na mundëson që të manipulojmë në formë më fizike duke na ofruar në këtë mënyrë ngjasimin me tastierën e vërtetë fizike. /pcworld.al

LEXO EDHE:  11 milion përdorues kanë ndryshuar bateritë e iPhone

Lajmet e fundit>