Softuer

Microsoft reagon ndaj “jailbreak” të Windows Phone 7

Publikuar , 27 Nëntor 2010
0
Microsoft reagon ndaj “jailbreak” të Windows Phone 7

Microsoft tani ka reaguar ndaj paraqitjes së vegël, dhe ashtu siç mund ta imagjinoni, reagimi i tyre është i ngjashëm me atë të Apple, kur ishte paraqitur vegla e parë për jailbreak të Apple iPhone.

“Ne e kemi pritur që njerëzit do të tentojnë të hapin celularët dhe të eksplorojnë atë që është nën sistemin operativ. Ne inkurajojmë njerëzit të përdorin pajisjet e tyre Windows Phone në atë mënyrë që u shërbehet, në mënyrë që të kenë përvojën më të mirë të mundshme. Duke tentuar jailbreak ju largon garancionin, mund të vini në rrezik funksionalitetin e celularit, të pengoni qasjet në shërbimet e Windows Phone 7 apo ta bëni celularin tërësisht të pashfrytëzueshëm” thuhet në reagimin e Microsoft.

Nuk ka detaje rreth asaj nëse Microsoft do të tentojë të bllokojë veglën me një përditësim të softuerit, megjithëse ka gjasa që Microsoft të luajë të njëjtën lojë macja dhe miu, të cilën e ka luajtur Apple me jailbreakers qysh kaherë. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Instagram u thotë jo postimeve të produkteve për humbjen e peshës

Lajmet e fundit>