Siguri

Microsoft riparon konfliktin e sigurisë me Chrome dhe Adobe

Publikuar , 19 Nëntor 2010
0
Microsoft riparon konfliktin e sigurisë me Chrome dhe Adobe

Lëshimet e sigurisë u bënë të dukshme në Chrome dhe Adobe pasi një përditësimi të mëhershëm të EMET. EMET është një vegël e dizajnuar për të mbrojtur Windows nga sulmet e dëmshme.

Gabimi në fjalë ka parandaluar që Chrome të përditësohet në mënyrë normale dhe në anën tjetër ka shkaktuar që softueri Adobe të kërkojë një ristartim, në mënyrë që softueri të përditësohet në procedurë të rregullt.

Përmes një postimi në blogun e saj zyrtarë Microsoft është shprehur se konflikti ka parandaluar përditësimet, por nuk ka përmendur ndonjë prej çështjeve të sigurisë. “Kohëve të fundit kemi vërejtur se përdoruesit e Enhanced Mitigation Experience Toolkit (EMET) v2.0 kanë çështje potenciale me funksionalitetin e përditësimit të aplikacioneve specifike nga Adobe dhe Google. Si rezultat i kësaj ne sot kemi paraqitur një version të ri të EMET që do të ndihmojë në funksionimin e duhur të programeve në fjalë, kur EMET është në vend për të shtuar  mbrojtje” thuhet në blog post. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Mashtrimi rritet ndjeshëm në internet

Lajmet e fundit>