Softuer

Microsoft shpalos Street Slide

Publikuar , 30 Korrik 2010
0
Microsoft shpalos Street Slide

Por fotografi statike të objekteve që ngadal hapen gjersa ju ecni tatpjet rrugës nuk janë saktësisht ato që po kërkohen në këtë periudhë. Këë javë, Microsoft është duke shfaqur një përditësim substancial të ngjashëm me atë që ka bërë Google, dhe ajo teknologji e re do të quhet Street Slide.

Për dallim prej Google Street View, Street Slide nuk përmban imazhe statike dhe i zëvendëson ato me panoramë të njëtrajtshme, që ecën me ju gjersa ju ecni në një rrugë, dhe në këtë mënyrë ofron një pamje të rrjedhme të zonës dhe një pamje më natyrale. Natyrisht kjo do të ofroj edhe lehtësi për përdoruesit pasi nuk do të ketë pengesa në imazhe.

Efekti është i ngjashëm me shikimin jashtë dritarës së makinës, dhe ju mund të ndaleni dhe të shikoni përrreth në 360 shkallë, në çfarëdo pike të udhëtimit. Nuk është sistem i përkryer, por demoja duket se punoi mjaft mirë në veçanti nëse rruga është e gjatë dhe e drejtë.

Mbetet të shihet nëse Street Slide do të jetë pjesë e ofertave të hartave të Microsoft në motorin e saj kërkeus Bing. Dihet se kjo do të merr me vete shumë bandwidth, dhe performanca mund të  bëhet problematike, por shenjat janë pozitive për një inkorporoim në Bing.

Microsoft po vazhdon të shtyjë para lojën e kërkimit dhe me implementimin e këtij produkti pritet që konkurrenca të nxehet edhe më shumë. Google u detyrua nga të avancojë imazhet e saja në të njëjtën mënyrë sesi i paraqet Bing, dhe sistemi kërkues i Bing është një prej më të mirëve në ueb, sepse është shumë i thjeshtë.

LEXO EDHE:  Mbërrin përditësimi i parë i iOS për 2019, ja ndryshimet

Lajmet e fundit>