Softuer

Microsoft shpalos Windows 7 SP1 Beta për testim

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Microsoft shpalos Windows 7 SP1 Beta për testim

E krijuar me qëllimin primar për përdouresit profesional të kompjuterëve nga arena e biznesit, përditësimi i vetëm në mënyrë të njëjtë ndërlidhet edhe me Windows Server 2008 R2, që përdor të njëjtin kod bërthamë sikurse Windows 7. Microsoft ka bërë të ditur këtë lajm në ditën e parë të Konferencës së Partenrëve Anembanë Botëror në Washington D.C.

Microsoft ka diskutuar rreth Service Pack 1 në muajin maj gjatë eventit të tyre Desktop Virtualization Hour, por në atë kohë nuk ishte ofruar ndonjë detaj rreth datës së paraqitjes. Vetëm muajin që shkoi në Tech Ed 2010, Bob Muglia, presidenti i Divizionit të Veglave dhe Serverëve të Microsoft, bëri të ditur se beta publike e pakos servisuese do të paraqitet në korrik, por nuk pati dhënë diçka më specifike.

Sipas faqes TechNet të Microsoft thuhet se ky version i hershëm i Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2 SP1 Beta nuk është në ofertë për përdoruesit shtëpiak. SP1 Beta nuk ofron veçori të reja tek përdoruesi i fundit, dhe instalimi nuk përkrahet nga Microsoft. Në fakt, ashtu siç ka qenë gjithnjë rasti me pakot servisuese, përditësimi i Windows 7 është i përbërë nga arnime të mëhershme veçse të sjella përems Windows Update.

Versioni pë server do të ketë më shumë nga ky service pacck në krahasim me versionin për dekstop të Windows 7, dhe këto aftësi të reja do të mbesin të lidhura me temën e Microsoft të virtualizimit dhe cloud-based computing. Dy aftësi të reja të SP1 që ofron Windows Server përfshijnë përmirësimet në virtualizim: Memorien Dinamike dhe RemoteFX. E para lejon virtualizim Hyper-V të serverëve për të “gjetur memorie të gatshme në hostin fizik dhe më pas pë të shpërndarë atë memorie në mënyrë dinamike tek makinat virtuale që janë në host, duke u bazuar në nevojat dhe ngarkimin me punë”.

LEXO EDHE:  For Honor numëron 15 milion lojtarë aktivë

RemoteFX do të lejojë dekstop virtual në Windows 7 SP1 të cilët do të përkrahin shfrytëzimin e plotë të grafikës 3D për Windows Aero, video, Flash, Silverlight dhe aplikacione 3D.

Testmi beta i Windows 7 SP1 dhe Windows Server 2008 R2 SP1 mund të shkarkohet nga TechNet. Instalimi i tyre kërkon një sistem operativ me licencë, pavarësiht versionit që keni.

Lajmet e fundit>