Softuer

Microsoft shpalos Windows Mobile 7 Series

Publikuar , 15 Shkurt 2010
0
Microsoft shpalos Windows Mobile 7 Series

Microsoft është duke shpalosur sistemin e ri operativ në Kongresin Botëror Mobil 2010, që po mbahet në Barcelonë

Me versionin e ri të Windows Mobile çdo gjë është e re dhe dallon në përgjithësi nga seritë e mëhershme. 7 Series është një rindërtim i Windows Mobile prej themelit dhe veçohet me një ekran kryesor të ndryshuar dhe me një ndërfaqe të re, Xbox Live robust dhe integrim të Zune, si dhe vegla të shtuara për rrjete sociale.

Tani është larguar ekrani Start, dhe është zëvendësuar me “tile” që lëvizin në mënyrë vertikale dhe mund të përshtaten sipas dëshirës.

Pamja e sistemit operativ gjithashtu është ndryshuar në përgjithësi, duke pasqyruar më shumë eksperiencën e Zune HD, pastaj ka më shumë ikona të mëdha tekste ikonike për meny dhe tranzicione që në mënyrë elegante (dhe dimensioanle) rrëshqasin përdoruesin në dhe jashtë pamjeve të ndryshme.

Duket se sistemi operativ është fokusuar kryesisht në rrjetet sociale, duke ofruar faqe të integruara për kontakte që shfaqin përditësimet e statusit në shërbime të ndryshme dhe lejojnë kontakt më të shpejtë me ta apo edhe shkëmbim të imazheve.

Integrimi Xbox Live do të  përfshijë lojëra, avatar dhe profile, gjersa Zune duket se paraqet një kopje karboni të pajisjes Zune HD (duke përfshirë edhe FM Radio).

LEXO EDHE:  Huawei nuk ka ndërtuar një sistem operativ për zëvendësimin e Android

Lajmet e fundit>