Vëzhgim

Microsoft shton Facebook në Outlook

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Microsoft shton Facebook në Outlook

Outlook tani i lejon përdoruesit të shikojnë fotografinë e tyre të profilit dhe aktivitetin e miqve të tyre në Facebook, në një kuti të quajtur “People Pane”.

“Ju mund të shikoni rrjetin tuaj social gjersa ju shikoni postën tuaj dhe në këtë mënyrë mund të qëndroni të lidhur me miq, familje dhe kolegë” tha Paco Contreras Herrera, një menaxher i produkteve të grupit pranë Microsoft Office.

Microsoft ka integruar dy rrjetet jera sociale Myspae dhe LinkedIn, në Outlook gjatë muajit shkurt duke përdorur atë që e quan “Outlook Social Connector”.

“Outlook Social Connector nuk shton rrjet tjetër social në grup; në vend të kësaj u ofron njerëzve të zënë privilegjin që t’iu qasen këtyre rrjeteve nga Outlook-u” tha Contreras Herrera. “Ne presim më shumë mostra të ngjashme në të ardhmen”.

Përdoruesit e Outlook 2003 dhe 2007 mund të shkarkojnë versionin më të fundit të Outlook Social Connector nga Microsoft Download Center, kurse ata të Outlook 2010 mund ta bëjnë këtë përmes Microsoft Update.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>