Harduer

Microsoft synon ekran të ndjeshëm në prekje që ndërron formën

Publikuar , 30 Nëntor 2010
0
Microsoft synon ekran të ndjeshëm në prekje që ndërron formën

Thënë shkurt kjo do të thotë se ekrani i ndjeshëm në prekje do të ketë teksturë reale dhe reagim fizik në prekje, duke e bërë të mundur që të ofrojë ndjenjën tek përdoruesit sikurse ata të jenë duke prekur një objekt  të vërtetë.

Erez Kikin-Gil është zbulues i ekranit, dhe si i tillë ai pritet të jetë i mbuluar me polimere që do të mund të ndryshojnë apo ruajnë formën e tyre kur gjatësi të ndryshme të dritës ultraviolete prekin pikselat nën to.

Ekrani ka gjasa të jetë i shfrytëzueshëm jo vetëm për të shfaqur imazhe por edhe për të paraqitur ndërfaqe specifike, siç është rasti me një tastierë virtuale për të cilën folëm këtu në PCWorld Albanian gjatë javës që shkoi, dhe që sipas të gjitha gjasave me këtë teknologji tastiera do të mund të ofrojë reagim në çdo tast të shtypur.

Teknologjia më pas mund të kalojë edhe në ekrane të mëdha siç është rasti me shfrytëzimin e teknologjisë Microsoft Surface, por mund të ketë implementim edhe në celularë e edhe në tablet kompjuterë.  /pcworld.al

LEXO EDHE:  Vetëm në 2021 iPhone do të ketë sigurinë biometrike që Galaxy S10 e ofron sot

Lajmet e fundit>