Softuer

Microsoft tregon detaje të reja rreth Windows Phone 7

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Microsoft tregon detaje të reja rreth Windows Phone 7

Sikurse shërbimet Windows Live të Microsoft për PC, faqja Windows Phone Live do të shërbejë si një hub online për celularët Windows Phone 7, që menaxhohen nga një PC. Microsoft ka thënë se shërbimet pa pagesë do të përfshijnë një kapacitet mahnitës magazinues SkyDrive me bazë në cloud prej 25 GB.

“Ky është një fillim i freskët për tentimet mobile të Microsoft. Një në të cilin ne vendosim përvojat e përdoruesit të fundëm në qendër të secilit vendim që ne marrim, prej planit të një dizajni të ri dhe integrimit të eksperiencave në celularë, e deri tek llogaritjet për harduer dhe aplikacione në platformën e zhvillimit” shkroi Aaron Woodman nga Microsoft në një blog post. “Ne kemi implementuar një filozofi më të matur dhe më të strukturuar për të sjelë celularë në treg në mënyrë që konsumatorët të kenë eksperienca të jashtëzakonshme me skenarë që kanë rëndësi për shumicën prej tyre, dhe në këtë mënyrë duke na mundësuar neve që të vendosim një themel për rritje me kalimin e kohës”.

Faqja Windows Phone Live gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të përcjellin, cingërojnë, kyçin dhe fshijnë celularin, që të gjitha prej së largu dhe pa pagesë. RIM të hënë ka paraqitur një veçori të ngjashme që quhet BlackBerry Connect dhe Microsoft duket se ka pëcjellë menjherë këta hapa.

Përveç kësaj përditësimet do të dërgohen tek celulari dhe do të paraqiten në ekranin “Start”.

Microsoft nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë rreth datës së saktë të paraqitjes, por ka konfirmuar se sistemi operativ i ri do të ofrohet në disa gjuhë tëndryshme dhe në rajone të ndryshme. Windows Phone 7 pritet të ofrohet në Anglisht, Frangjisht, Italisht, Gjermanisht dhe në Gjuhën Spanjolle.

LEXO EDHE:  Microsoft e urren Internet Explorer po aq sa ju

Windows Phone Marketplace do të përkrahë blerjen dhe shitjen e aplikacioneve në 17 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Indi, Irland, Itali, Meksikë, Zeland të Re, Singapor, Spanjë, Zvicër, Britani të Madhe dhe SHBA.

Microsoft gjithashtu ka thënë se pajisjet Windows Phone 7 do të jenë në gjendje të qasen dhe të menaxhojnë përmbajtje të shkëmbyer me rrjetin e shtëpisë së përdoruesit përmes softuerit Zune PC, duke përfshirë muzikë dhe video. Gejmerët gjithashtu do të jenë në gjendje të ftojnë miqt për një sfidë.

Lajmet e fundit>