Analiza

Microsoft TV?

Publikuar , 29 Nëntor 2010
0
Microsoft TV?

Burimet e Reuters thanë se gjersa Microsoft TV nuk do të jetë në treg edhe për rreth 12 muaj apo më shumë, bisedime rreth licencimeve deri më tani kanë qenë të suksesshme. Microsoft planifikon që në mënyrë të drejtpërdrejtë të shesë kanale individuale si HBO dhe ShowTime, dhe veçse ka një marrëveshje me ESPN.

Microsoft ka gjasa që ta ketë paksa përparësi në krahasim me konkurrencën duke pasur parasysh  popullaritetin e harduerit të saj. Në mes të muajit nëntor, Xbox 360 ka tejkaluar shitjet e Nintendo Wii dhe Sony Playstation 3 për muajin e pestë me radhë dhe sistemi i ndjeshëm në lëvizje, Kinect ka shitur 1 milion njësi dhjetë ditë pas lansimit. Xbox live ka arritur në 23 milion abonentë të Artë në qershor të këtij viti, dhe duke pasur parasysh rezultatet mbresëlënëse të konzolës kjo shifër ka gjasa të jetë dyfishuar apo trefishuar.

Kur bëhet fjalë për abonimet e transmetimeve, përmbajtja është mbreti, dhe shitja e kanaleve Premium si HBO apo ShowTime jo vetëm që do të tërheq konsumatorë të rinj të lodhur nga përmbajtja e Netflix, pro gjithashtu do t’i mundësojë Microsoft që të vazhdojë me vendosjen Netflix Instant Watch në Xbox pa penguar abonimet me Microsoft TV.

Shërbimet tjera të abonimeve për transmetim të përmbajtjeve janë duke ecur gjithashtu deri diku mirë. Apple TV thuhet se do të arrijë në 1 milion njësi të shitura për çerek, por Google TV në anën tjetër ende ka probleme me ofrues të përmbajtjeve, të cilët nuk po i plotësojnë kriteret për transmetim në kutinë e saj mediale. E ardhmja e Google TV është ende e paqartë për shkak se çmimi i tij po konsiderohet relativisht i lartë, dhe madje për t’i keqësuar punët ky shërbim veçse ka pësuar një zbritje prej 25 për qind, që është një shenjë e keqe.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet rënia e numrit të përdoruesve të shërbimeve celulare në Shqipëri

Pasi që Microsoft veçse ka harduerin dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të prodhojë pajisje të veçantë për transmetim në TV, plani i saj për tu futur në këtë fushë mund të jetë i suksesshëm. /pcworld.al

Lajmet e fundit>