Harduer

Microsoft zyrtarizon çmimin e Kinect

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Microsoft zyrtarizon çmimin e Kinect

Microsoft gjatë ditës së sotme ka bërë paraqitjen zyrtare të çmimit të sistemit të ri argëtues pa kontrollorë, Kinect i cili do të ofrohet në treg për 149.99 dollarë. Pakoja pritet të paraqitet në treg me 4 nëntëro dhe do të përfshijë sistemin dhe lojën Kinect Adventures.

Edhe më parë u raportuar për këtë çmim të njëjtë të këtij sistemi argëtuese që u prezantua në E3 2010, megjtihatë asgjë zyrtare nuk pati deri më sot. Por është pritur që ky çmim të mbetet në këtë nivel dhe jo të tejkalojë shifërn prej 149 dollarë.

Gjithashtu sot Microsoft ka bërë të ditur çmimet edhe për pako me konzolë Xbox 360 dhe HDD 4GB, që së bashku me Kinect do të ofrohet për 299 dollarë. Me dallimin e vetëm në HDD, Xbox 360 që do të ofrohet me pako do të jetë i njëjtë me modelin me HDD 250 GB që ofrohet në dyqane. I riu Xbox 360 me 4GB HDD do të ofrohet ndaras me 3 gusht për 199 dollarë, dhe si pjesë e pakos me lansimin e nëntorit të sistemit Kinect.

Prej këtij momenti lojërat për Kinect do të kenë një çmim të sugjeruar prej 49.99 dollarë, por publicistët e palëve të treta do të jenë të lirë të vendosin për çmimet. Deri më tani për Kinect janë konfirmuar 15 tituj për lansim dhe shumë të tjerë pritet të paraqiten në vazhdim.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, Samsung jep datën e prezantimit

Lajmet e fundit>