Analiza

MiFi 2200 vendos aksesin e internetit në xhepin tuaj

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
MiFi 2200 vendos aksesin e internetit në xhepin tuaj

MiFi 2200 wireless e Novatel bashkon kudondodhjen e Wi-Fi me pazëvendësueshmërinë e broadband-it, duke anashkaluar të gjitha problemet e përmendura më lart. Nuk ka nevojë për programe të posaçme (mund të lidheni me të njësoj si do të bënit me një hotspot Wi-Fi) dhe ju lejon të ndani një llogari me persona të tjerë.
E vogël dhe e hollë – në përmasat e tri kartave të kreditit të vendosura mbi njëra-tjetrën – MiFi është një router kompakt wireless që përfton aksesin në internet prej një llogarie të vetme broadband (në vend të DSL-së apo kabllos). Ndizeni brenda rrezes së një sinjali 3G dhe menjëherë krijon një hotspot Wi-Fi për një numër maksimal prej pesë përdoruesish. Por edhe nëse jeni vetëm, thjeshtësia e saj e përdorimit dhe mbështetja për të gjitha pajisjet Wi-Fi e bën një zgjidhje vërtetë interesante.
MiFi përdor burimin e saj vetjak të energjisë duke ju shtuar një pajisje tjetër për të karikuar gjatë natës. E ngarkuar plotësisht, ajo punoi për rreth katër orë të plota, ashtu siç reklamohej. (Manuali wireless i Novatel tregonte se bateria do të konsumohet më shpejt nëse pajisja përdoret nga më shumë se një përdorues; këtë nuk pata mundësi ta testoja.) Nëse ju ndodhet një prize muri pranë, MiFi mund të punojë nëpërmjet karikuesit të saj të përfshirë.
Njësia ime Sprint ishte e preaktivizuar: Thjesht m’u desh të performoja të njëjtin instalim si me çdo router Wi-Fi. Aksesimi i hotspotit të njësisë nëpërmjet programit të Wi-Fi të Windows Vista mori disa sekonda, pas të cilave kisha akses të shkëlqyer broadband; shërbimi ishte zakonisht i shpejtë në një gamë të gjerë faqesh web.
Sprint merr 60$ në muaj për 5 GB përdorim brezi çdo muaj, por nuk ofron një opsion më të lirë, duke e bërë MiFi më të përshtatshme për përdorues të rregullt sesa për udhëtarë të rastësishëm.

LEXO EDHE:  Ja sa iPhone ka shitur Apple në fund të 2018-ës

Lajmet e fundit>