Blog

Miliarderi i teknologjisë bën 13.5 miliardë dollarë në 15 minuta

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Janar 2020
0
2020 ka nisur mirë për CEO e Amazon pasuria e të cilit u rrit me 13.5 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta. Miliarderi i teknologjisë bën 13.5 miliardë dollarë në 15 minuta

Jeff Bezos mund të jetë i vetmi miliarder supe ri pasur i cili nuk u bë më i pasur në 2019-ën.

Por 2020 ka nisur mirë për CEO e Amazon pasuria e të cilit u rrit me 13.5 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta.

Pasuria e tij u shtua pasi vlera e aksioneve të Amazon u rrit me 12 në 2,100 dollarë. pjesa më e madhe e pasurisë së tij vjen nga pronësia e 12% të aksioneve të Amazon.

Aktualisht pasuria e Bezos është 129 miliardë dollarë duke e vendosur përpara Bill Gates. Dyshja ka ndërruar disa herë vendet në listën e më të pasurve të botës vitin e kaluar.

Bezos konsiderohet si personi më i pasur në historinë moderne pasi pasuria e tij kaloi 150 miliardë dollarët në Korrik të 2018-ës.

Gjiganti i teknologjisë Amazon raportoi një fitim prej 6.47 dollarësh për aksione, shumë më lartë sesa kishin parashikuar analistët prej 4.04 dollarë. kompania postoi të ardhura prej 87 miliardë dollarësh në tre mujorin e katërt të 2019-ës krahasuar me 72.4 miliardë dollarë një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S20